Tradhëtoni, nuk është “krim”, ndryshimet në Kodin Penal/ Avokati Hoxha: Ligji nuk kriminalizon tradhtinë bashkëshortore

schedule23:48 - 7 Shkurt, 2024

schedule 23:48 - 7 Shkurt, 2024

Avokati Arbër Hoxha thotë se ndryshimet në Kodin Penal për tradhtinë, nuk e kriminalizojnë tradhtinë bashkëshortore, pasi kjo nuk përbën vepër penale.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Hoxha u shpreh se në Shqipëri, është e pamundur që të lidhësh dy martesa ligjore.

“Republika e Shqipërisë në 30 vitet e fundit ka marrë qorrazi legjislacionin italian penal. Kushtet socio-ekonomike në të cilat ndodhet Italia, nuk janë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria. Në Republikën e Shqipërisë, është e pamundur që të lidhësh dy martesa ligjore. Legjislacioni penal shqiptar, supozohet që të përbejë vepër penale edhe bashkëjetesën me dy ose me shumë gra në të njëjtën kohë. Duhen parë në raport me kushtet socio-ekonomike dhe nuk mund të merret copy paste. Ka përpjekje pozitive, por mund të bëhen punë më të mira kërkimore.

Është një kopjim i kodit penal italian, shpresoj që të mos kalojë në parlament dhe të ketë një përshtatje. Ka vend për më shumë, për të ndryshuar në Kodin Penal. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur të ndryshojmë Kodin Penal. Tradhtia bashkëshortore nuk ka vend që të kriminalizohet. Nuk përbën vepër penale. Por nëse krijon dy familje në të njëjtën kohë, ka prirje që të kriminalizohet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!