Tradhëtoni, nuk është “krim”! Debati për ndryshimin e kodit penal, burimet: Ndryshimi prek vetëm martesat, jo bashkëjetesat

schedule15:24 - 7 Shkurt, 2024

schedule 15:24 - 7 Shkurt, 2024

Paraqitja e disa propozimeve per ndryshime ne kodin penal ka nxitur reagime te shumta ne opinionin publik. Burime nga ministria e drejtesise konfirmojne per abc news se keto propozime nuk jane ende pjese e nje drafti final I cili nuk eshte perfunduar. Por nderkaq vetem propozimi i ketyre ndryshimeve ka ngritur diskutime mbi profesionalizmin e eksperteve ligjore.

Me i diskutuari prej tyre, neni per Bigamine, qe ne propozimin fillestar te tij ka tendencen te ngaterroje ligjin me moralin. Ky propozim i bere publik, ka marre nje trajte tjeter. Propozuesit pretendonin qe pervec personave qe kane me shume se nje martese ne te njejten kohe, te shtrinin te njejtin veprim penal edhe per bashkejetesat me më shume se nje partner ne te njejten kohe.

ABC News meson se tashme grupi i punes ka shkuar ne nje tjeter variant, duke hequr termin “bashkejetese” dhe synon te denoje vetem martesat ligjore ne te njeten kohe. Ekspertet sqaruan se ky nen synon te godase fenomenin e dy martesave brenda dhe jashte shqiperise.

Pjese e paketes se propozimeve ne kodin e ri penal eshte edhe rritja e kufirit te moshes se lejuar per kryerjen e marredhenieve seksuale. Ne kodin aktual raporti seksual me persona nen moshen 14 vjec denohet penalisht, ndersa ndryshimet e reja synojne rritjen me dy vite te pragut te kesaj moshe, duke e cuar ate ne 16 vjec. Puna per ndryshimet ne Kodin Penal ka nisur 3 vite me pare, dhe ende nuk ka nje draft final nga Ministria e Drejtesise per tu bere me pas pjese e konsultimeve publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!