Trabzonspor, “sulm” për Manajn/ Klubi i njohur turk vazhdon ofertat për shqiptarin

schedule15:58 - 20 Gusht, 2024

schedule 15:58 - 20 Gusht, 2024

Dëshira e futbollistit ekziston, dhe po ashtu e klubit.

Rej Manaj pritet të kalojë tek Trabzonspori në Superligën e Turqisë, ndonëse do të duhet të pritet edhe disa ditë.

Klubi i rëndësishëm turk ka zhvilluar bisedime të gjata me Sivasporin, duke i bërë disa oferta, siç shkruajnë mediat turke.

Sipas tyre, fillimisht është folur për 7 milionë euro për kartonin e sulmuesit kuqezi.

Më pas, oferta financiare u ul në 5 milionë euro, por Sivaspori kërkoi edhe dy futbollistë si pjesë e marrëveshjes.

Bordi drejtues i Trabzonsporit kërkon të shpenzojë më pak, edhe pse e pëlqen Manajn.

Edhe drejtori teknik, Abdullah Avxhi, është tifoz I Manajt dhe do të bëjë ç’mos për ta marrë.

Deri tani, Sivaspori nuk ka kthyer përgjigje, madje ka dalë me komunikatë zyrtare duke theksuar se nuk ka marrë ofertë me shkrim për sulmuesin.

Kjo u bë për të qetësuar tifozët.

Vetë Manaj e pëlqen një transferim të tillë, në një nga ekipet me më shumë emër në Turqi, dhe ku do të ketë mundësi të luftojë për trofe dhe për Europën.

Sezonin e kaluar, ai ishte shënuesi i tretë më i mirë i Superligës turke me 18 gola.

/abcnews.al