Tra pagese poshtë zyrës së Kryeministrit Rama

schedule16:46 - 7 Prill, 2018

schedule 16:46 - 7 Prill, 2018

Me pankarat në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët të thirrur nga shoqëria civile protesuan përpara kryeministrisë në Tiranë kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Ndërkohë theksuan se protesta e tyre është kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve.

“Më arrestoni edhe mua”.

Me këtë mesazh në mbështetje të 11 protestuesve kuksianë ende në qeli qytetarët në Tiranë nisën marshimin nga parku “Rinia” në drejtim të godinës së kryeministrisë.

Kryeministrit i vendosën traun ndonëse për të dalë nga zyra e tij nuk i duhet të paguajë. Aktivistët e shoqërise civile përdorën simbolikën për të kundërshtuar tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit.

Tregojnë se kanë dalë në protestë kundër arrogancës, dhunës dhe koncesioneve, ndërsa apelin ja drejtuan shefit të qeverisë.
Qyetarët tregojnë se ndjehen të papërfillur në vendimmarrje ndonëse thonë se zgjidhje nuk është dhuna, arrestimet dhe arroganca, por dialogu dhe qeverisja me ta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!