“Toyotat Yaris”, gjykata refuzon dy kërkesat për liri

schedule15:33 - 29 Dhjetor, 2018

schedule 15:33 - 29 Dhjetor, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën për liri për dy nga katër të arrestuarit në lidhje me 3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjetet “Toyota” në Portin e Durrësit në 23 Qershor 2018.  Në muajin e shtatë të hetimit ndaj tyre, të dyshuarit Edi Lika dhe Klevi Cani, iu drejtuan gjykatës me një kërkesë për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar më herët ndaj tyre.

Pretendimi për zbutje të masës së sigurisë nuk ka rezultuar bindës për gjyqtaren Miliana Muça, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës, si të pambështetur në ligj dhe në provë. Për të njëjtën çështje, po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg” edhe Arben Çeka e Alban Mollaymeri, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Elvis e Alfred Vladim të dyshuar si porositës të mjeteve “Toyota”. Ata akuzohen për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe  “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!