Toyota ka zbuluar një automjet të ri elektrik me bateri ultra-kompakte. I quajtur C+Pod, automjeti ka për qëllim përdorimin e përditshëm në distanca të shkurtra. Me një bateri 9 kwh, mund të arrijë rreth 150 km, me një shpejtësi maksimale deri në 60 km/orë.
Motori është i pozicionuar në pjesën e pasme të automjetit. C + pod është 2.49 metra i gjatë, 1.29 metra i gjerë dhe 1.55 metra i lartë. Me një peshë prej 690 kg, përmban një pajisje të pasur kushtuar sigurisë, njohjen e këmbësorëve (ditën dhe natën) dhe çiklistët (vetëm gjatë ditës), sensorë parkimi me frenim automatik.
C + pod mbështet karikimin standard, gjë që e bën më të lehtë karikimin qoftë në shtëpi apo jashtë. C + pod përfshin një sistem të jashtëm të furnizimit me energji elektrike deri në 1.500 W si standard për përdorim gjatë ndërprerjeve të energjisë dhe katastrofave natyrore. /abcnews.al