Toyota tërheq nga tregu 2 mijë makina për shkak të një problemi me gomat

schedule12:25 - 26 Qershor, 2022

schedule 12:25 - 26 Qershor, 2022

Toyota thotë se po tërheq nga tregu 2700 crossover elektrikë, bZ4X për shkak të një problemi me rrotat. Gjigandi japonez i automobilave paralajmëroi pronarët e SUV-ve elektrike që të ndalojnë drejtimin e tyre sepse rrotat mund të shkëputen.

Rregullatori japonez i sigurisë deklaron se kthesat e mprehta dhe frenimi i papritur mund të çojnë në lirimin e vidave, gjë që rrezikon rrotat të bien. Pronarët këshillohen të ndalojnë përdorimin e automjetit derisa të bëhen riparime të përhershme.

Bulonat që mbajnë rrotat mund të lirohen edhe pas një numri relativisht të vogël kilometrash në rrugë, duke lejuar që rrotat të shkëputen. Toyota është ende duke hetuar pse kjo mund të ndodhë dhe në çfarë lloj kushtesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!