“Toyota Auris”, Basha: I qëndroj deklaratës në Kuvend, u bë indicie për hetimin, çështja jo e mbyllur

schedule19:09 - 10 Shkurt, 2022

schedule 19:09 - 10 Shkurt, 2022

Pas dëshmisë së dhënë në SPAK përpara prokurorëve belgë lidhur me hetimin për 3.4 milionë euro të gjetura në automjetet Toyota Auris, kreu i PD Lulzim Basha, ka bërë një prononcim për mediat, ku ka theksuar se hetimi nuk është mbyllur, por paratë janë të sekuestruara dhe çështja vijon të hetohet nga pala belge.

Në një prononcim për mediat, Basha deklaroi se nuk mund të flasë për çështje të cilat janë nën hetim, por theksoi se SPAK dhe BKH kanë mbështetjen e plotë të PD-së, dhe se është i gatshëm që të bëjë gjithçka si forcë politike në të mirë të hetimeve. kreu i PD tha se deklarata e bërë prej tij në Kuvend ishte indicie për hetimin dhe se i prerë tha se i qëndron gjithçkaje që tha.

Nuk mund të ketë një Shqipëri të drejtë të zhvilluar me mundësi  për të rinjtë pa luftuar lidhjet e politikës me krimin. Ju ne dini denoncimin tim ka qenë publik në Kuvend dhe është indicie e procesit hetimor që ka nisur. I qëndroj  gjithçkaje që kam deklaruar në parlament. E dinim dhe ua kam pohuar se çështja nuk  është mbyllur. Kemi të bëjmë me një realitet që shpresoj shumë se është i ndryshëm  nga ai  që u pyeta më parë. Dua të përsëris mbështetjen ne PD jo vetëm për këtë hetim por edhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH dhe të mos harrojnë kurrë se s’kanë shef tjetër përveç ligjeve”, tha Basha.

Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Auris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Auris”. “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Auris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”.

Për dosjen e njohur si “Toyota Auris” në Shqipëri është dënuar vetëm Ervis Vladi për akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi, teksa autoritetet belge i shtrinë hetimet më tej duke kërkuar në 2019 edhe dëshminë e kreut të PD Lulzim Basha.

Deklarata e plotë e Bashës:

Kam kënaqësinë që të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve të drejtësisë belge, të cilët kanë konfirmuar edhe një herë të vetën dhe kanë hedhur poshtë gënjeshtrat. Çështja në Belgjikë, siç ju kam thënë, siç i kam thënë gjithë shqiptarëve nuk është mbyllur, siç ka ndodhur me çështjen këtu. Paratë e konfiskuara nuk iu janë kthyer por mbeten të konfiskuara. Hetimi në Belgjikë vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur ti shkoje hetimit deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, siç e kam treguar gjithmonë, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, me drejtësinë e çdo vendi partner në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e krimit të organizuar me politikën që po shkatërron dite për dite Shqipërinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. E bëj këtë në radhë të pare me vetëdijen se ky është një mision, për  PD, ky është një proces që bëhet por të tillë ka të shumtë.

Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashkëpunimit të krimit të organizuar me politikën në Shqipëri janë unike dhe janë arsyeja kryesore përse shqiptarët janë vit për vit më të varfër, me të të pashpresë dhe me të pa lirë sesa çdo popull tjetër edhe në Ballkan, jo me krahasuar me Europën. Ndaj një gjë dua ti siguroj gjithë shqiptarët përmes jush, përmes media shqiptare, unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë rast por të drejtësisë në përgjithësi dhe do të vazhdojmë të jemi pro aktive në luftën kromit të organizuar, kundër lidhjes së politikës me krimin, korrupsionit, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit, të korruptuarit, non grata e shpallur apo të pashpallur. Situata e Shqipërisë është kjo, që për fat të keq edhe përmes keqinformimit ju është thënë shqiptarëve që çështja është mbyllur, që janë ndarë paratë midis politikanëve të akuzuar se kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar dhe akuzues e, PD.

E vërteta është krejt ndryshe: Paratë janë konfiskuar, procesi vazhdon në Belgjikë. Ka mbështetjen tonë të plotë. E treta që dua të them është që punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Është arsyeja pse janë krijuar. Është arsyeja pse krijohen nga taksapaguesit shqiptar. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë bëja tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë në krimi e organizuar sepse është bërë e tillë në bashkëpunimin e qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!