Ish-legjenda e futbollit të Romës, Francesco Totti, i është përgjigjur pyetjes nëse mund të bëhet trajner i skuadrës në të ardhmen.
“Une nuk di asgje. A do të doja të punoja te Roma? Dhe kush nuk do ta bënte?” Ka thënë në mënyrë misterioze Totti, fjalët e të cilit i citon portali Goal.
Francesco Totti luajti për Romën në karrierën e tij. Legjenda e futbollit italian i vari këpucët në verën e vitit 2017.
Trajneri aktual i Romës është Jose Mourinho.
Shtojmë se Roma e mbylli kampionatin e fundit italian në vendin e gjashtë. Skuadra mori një biletë për në fazën e grupeve të Europa League. /G.D abcnews.al/