Tottenham, Perisic: Mezi pres të luaj, jam i lumtur që do të punoj përsëri me Conten

schedule08:22 - 3 Qershor, 2022

schedule 08:22 - 3 Qershor, 2022

Pas lamtumirës me Interin dhe nënshkrimit me Tottenham, Ivan Perisic është gati për aventurën e tij në Premier League.

“Që nga kontaktet e para me klubin i thashë drejtorit sportiv dhe Antonio Conte se doja të vija në Tottenha,. Që nga viti 2009 kam qenë pranë transferimit në një klub të Premier League disa herë dhe më në fund ka ardhur koha për të luajtur.

Do të punoj shumë. Më pëlqen të punoj shumë për ekipin sepse kjo është mënyra e vetme për të fituar trofe të rëndësishëm. Unë mund  të luaj në pozicione të ndryshme në skemën që luan Tottenham.

Unë gjithashtu do të sjell shumë përvojë. Kam luajtur për shumë klube të mëdha dhe, siç thashë, mezi pres të filloj të luaj dhe të stërivtem me këtë ekip.”

Ai është trajnuar për dy sezone nga tekniku italian Antonio Conte, dhe përsëri rigjen atë te Tottenham.

“Është privilegj të punosh sërish me një trajner si ai. Tek Interi ne bëmë shumë mirë, fituam kampionatin pas 10 vitesh, ishte një vit perfekt. Jam shumë i lumtur që do të trajnohem përsëri nga Conte, unë e di që ai ka besim të plotë te unë dhe sigurisht, unë do ia paguaj këtë besim në fushë”, është shprehur Ivan Perisic./h.ll/abcnews.al