Vedat Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahce dhe për të janë disa skuadra të interesuara. Në Turqi janë të bindur se Tottenham nuk ka hequr dorë prej tij, sikurse shkruan “Sabah”. Gjiganti turk tashmë i ka vendosur edhe një çmim sulmuesit nga Prizreni.
20 milion euro është shifra që e kënaq Fenerbehcen dhe nëse “Spurs”-at bëjnë një ofertë që kap këtë shifër, atëherë Muriqi mund të bëjë gati valixhet dhe të transferohet në Premier League.
Sigurisht që sulmuesi nuk mund t’i thotë jo një propozimi të tillë, edhe pse nuk duhet harruar se Tottenham është një klub i madh dhe për të gjetur hapësira nuk është e lehtë.
Muriqi ka spikatur në Superligën turke dy sezonet e fundit. Një vit më parë me Rizespor ia doli të shënonte 17 gola, kurse me Fenerbahce dy më pak. Sulmuesi ka spikatur edhe me Kosovën, çka ka bërë që të ketë interesim nga shumë klube për shërbimet e tij. /abcnews.al
? Sabah: Tottenham are still interested in Vedat Muriqi. Fenerbache value Muriqi in the region of €20m and will accept an offer with that fee. pic.twitter.com/nZ8mT86s3N
— The Spurs Web (@thespursweb) July 26, 2020