Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, mund të zëvendësojë Antonio Conten në Tottenham.
Trajneri italian nuk ka gjasa të ketë një të ardhme në klubin londinez dhe drejtuesit e Spurs po eksplorojnë në mënyrë aktive kandidaturat që mund të drejtojnë ekipin.
Sipas gazetarit Gary Jacob, lista e interesave të Tottenhamit është zgjeruar nga Arne Sloot, i cili po punon me sukses te Feyenoord. Timonieri holandez 44-vjeçar ka qenë i lidhur më parë me Leeds.
Feyenoord është në krye të tabelës së ligës holandeze me gjashtë pikë epërsi ndaj Ajax-it, me tetë ndeshje para përfundimit. Kontrata e Slot është deri në vitin 2025. /G.D abcnews.al/