Londinezët e Tottenham shkojnë si “të plagosur”, në sfidën së shtunës, ndaj Wolverhampton, teksa pas mungesave të rëndësishme, të Udogie, Van de Ven, Christian Romero e Richarlison, një tjetër “yll’ i skuadrës i është shtuar listës të së dëmtuarve.
Bëhet fjalë për “fantazistin” e mesfushës, James Maddison, i cili do të jetë jashtë fushave të blerta, të paktën deri në fundin e vitit 2023, pas dëmtimit që pësoi në kyçin e këmbës, në përballjen e së hënës mbrëma, ndaj “bluve” të Chelsea.
Ndërkaq, kujtojmë se Maddison është një nga lojtarët kyç, të skemave të teknikut, Ange Postecoglu, teksa deri në këtë pikë të sezoni ka zhvilluar plot 11 përballje në Premier League ka shënuar 3 gola e ka asistuar 5 të tjerë. /i.m /abcnews.al