Tottenham gati për të bërë përpjekje për Coman

schedule14:55 - 19 Shtator, 2021

schedule 14:55 - 19 Shtator, 2021

Kingsley Coman nuk po kalon një moment të mirë, pas problemeve shëndetësore i shtohet edhe mungesa e besimit që ai gëzon te Bayern Munich. Futbollisti ishte pranë largimit nga “bavarezët” gjatë merkatos së verës që lam pas, por asnjë ofertë nuk ishte bindëse.

Anësori francez është padyshim një nga ekstremet e krahtu dhe një nga opsionet më të dëshirueshme që ofron tregu.

Sipas TodoFichajes, Nuno Espirito Santo i ka kërkuar bordit të nënshkruaj me Coman. Trajneri portugez e kupton se ardhja e sulmuesit do t’u jepte atyre një hap të madh në cilësi.

Coman ka një kontratë deri në qershor 2023 dhe “spurs” do të ishin të gatshgëm të bënim përpjekje ekonomike për të mbyllur nënshkrimin me të gjatë merkatos së dimrit.

Bayern Munich nga ana e tij nuk e ka menduar shitjen e tij në mes të sezonit dhe do t’u ulte për të negociuar duke filluar nga një shifër prej 60 milion eurosh. /abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!