Tottenham e Newcastle në “garë” për “fantazistin” e Southampton

schedule16:55 - 2 Maj, 2023

schedule 16:55 - 2 Maj, 2023

Me 9 gola dhe 3 asistime deri në këtë pikë të sezonit me skuadrën e Southampton, “arkitekti” i mesfushës së “shenjtorëve”, James Ward-Prowse po tregon dita-ditës se është një lojtar i nivelit të lartë dhe nuk e meriton të luajë në Championship sezonin e ardhshëm, me Southampton që momentalisht janë të fundit të renditjen e Premier League.

Mirëpo, sezoni i vështirë që po kalojnë “shenjtorët” nuk e ka ndaluar “rritjen” e James Ward-Prowse, me “magjisterin” e goditjeve të dënimit që mund të nisë një “aventurë” të re pas përfundimit të merkatos së verës.

Sipas raportimeve të mediave britanike, në “garë” për shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar janë Newcastle dhe Tottenham, por deri më tani asnjë nga këto ekipe nuk kanë nisur bisedimet me klubin e “shenjtorëve”. /i.m /abcnews.al