Tottenham e Napoli në “luftë”, shkak bëhet “ylli” rumun i mbrojtjes

schedule16:36 - 5 Janar, 2024

schedule 16:36 - 5 Janar, 2024

Vetëm pak kohë më parë, në mediat britanike qarkulloi lajmi se skuadra e Tottenham është në kërkim, të një përforcimi të ri për prapavijë, sidomos pas dëmtimeve të argjentinasit, Christian Romero dhe holandezit, Mickey van den Ven dhe opsioni i preferuar i teknikut, Ange Postecoglou ishte rumuni i italianëve të Genoa, Radu Dragusin, mirëpo për këtë të fundit, nuk interesohen vetëm “Londinezët”.

Pas një sezoni fantastik, ku arritën të fitonin edhe titullin kampion të Serie A, “Blutë” e Napoli filluan shitjet në merkaton e verës, ku mes të larguarve ishte dhe “kollosi” koreano-jugor i qendrës së mbrojtjes, Kim Min-Jae, i cili u largua drejt “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke dobësuar jo pak prapavijën e 3 herë kampionëve të Italisë.

Për këtë arsye, Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis ka vendosur t’i marrë vetë në dorë, “frerët” e kësaj situate dhe kërkojnë me ngulm transferimin e Dragusin, mirëpo ka një problem dhe ajo është oferta që klubi ka ndërmend të bëjë për 21-vjeçarin rumun, me “Blutë”, që mund të ofrojnë 15-18 milionë euro, si dhe dy lojtarë Ostigaard e Alessandro Zanoli.

Në krahun tjetër, “gjigantët” anglezë të Tottenham janë të gatshëm të ofrojnë plot 30 milionë euro për Dragusin shifër kjo e kënaqshme për një klub si Genoa, megjithatë gjithçka pritet të vendoset ditët në vijim, teksa pasditen e kësaj të premteje, agjentët e lojtarit do të takohen me përfaqësues të klubit, për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e rumunit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!