Tottenham apeloi për kartonin e kuq të Son, FA merr vendimin final

schedule16:41 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 16:41 - 24 Dhjetor, 2019

Skuadra e Tottenham apeloi ditën e djeshme për kartonin e kuq të sulmuesit Heung-min Son, të cilin lojtari e mori në takimin kundër Chelsea, për shkak të një veprimi të rrezikshëm ndaj mbrojtësit Antonio Rudiger.

Mbrojtësi gjerman ndërhyri me faull ndaj Son, i cili u rrëzua në tokë dhe në nerva e sipër, shtyu këmbët e tij drejt fytyrës së Rudiger, po për fat të mirë, nuk pati kontakt të madh. Megjithatë, mbrojtësi i Chelsea e shfrytëzoi në maksimum këtë episod dhe arriti të ndëshkojë kundërshtarin e tij me karton të kuq.

Jose Mourinho dhe klubi i Tottenham mendonin se ky karton i kuq ishte i pamerituar dhe apeluan për heqjen e tij, por Federata Angleze ka marrë vendim për të mos e falur sulmuesin koreano-jugor, i cili do t’i mungojë Tottenhamit për tre ndeshjet e ardhshme, në periudhën më të ngarkuar të kampionatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!