“Tortura, rrëmbime dhe vrasje,” punëtorët e Zaporizhzhia të frikësuar për jetën e tyre

schedule11:18 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:18 - 5 Tetor, 2022

Punëtorët e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia janë shprehur të shqetësuar se mund të torturohen dhe rrëmbehen nga forcat ruse, pas aneksimit nga Rusia, shkruan skynews.

Zyrtarët ukrainas thonë se rusët po frikësojnë stafin në mënyrë që centrali të vazhdojë punën duke ndëshkuar gjithashtu  ata që mbështesin Kievin. Kryetari i bashkisë të Enerhodar, Dmytro Orlov vlerësoi se më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë punëtorët u rrëmbyen nga Enohodar dhe vlerësohet se 100-200 janë ende në duart e forcave ruse.

Orlov pretendoi se ata ishin torturuar në vende të ndryshme në Enerhodar, duke përfshirë në stacionin e policisë së qytetit dhe në bodrume gjetkë.

“Gjëra të tmerrshme po ndodhin atje,” tha ai.

“Njerëzit që arritën të shpëtonin thanë se janë rrahur, përdhunuar  dhe qëlluar, disa prej tyre nuk kanë arritur të mbijetojnë”.

Të premten e kaluar, drejtori i centralit, Ihor Murashov, teksa po kthehej nga puna në shtëpi. Ai u lirua të hënën pasi u detyrua të bënte deklarata të rreme në kamera, sipas Petro Kotin, kreu i Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës.

Kotin tha: “Unë do të thoja se ishte torturë psikologjike.”

Bombardimet dhe dëmtimet pranë zonës kanë ngritur alarmin ndërkombëtar mbi sigurinë e centralit, pasi Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimet.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!