“Uji është jeta. E marrin në burim e kemi në fushë”.
Në në fshatrat e Lezhës mungesa e ujit të pijshëm nuk përbën habi. E tillë është njësia administrative Zejmen me 10 mijë banorë. I ndodhur vetëm 13 km larg qytetit të Lezhës, në të gjitha shtëpitë dallohen lehtë depozitat e ujit, ku në shumicën e rasteve janë bosh.
Në vitin 2020, qytetarët nuk do ta mendonin se do të mbushnin ujë si në mesjetë. Çdo ditë u duhet te shkojne të mbushin ujë në burimin më të afërt, 2 km larg fshatit.
“Mbushim kusia kova, me u la me u shpla sa mos me u çnjerzu”.
“Ujin e pijshëm ku e merrni? Ujë të pijshëm këtu e 30 vjet nuk ka. kush e do jetën, vetëm te burimi. Nuk ka ujë të pijshëm këtu”, ka thënë ndër të tjera një banor.
Një tjetër qytetar thekson se prej 50 vitesh nuk ka ujë. Shkon e mbush gruaja me bidona. Të mësuar me këtë situatë, mundohen ta kalojnë me shaka.
“Kur nuk ka ujë, unë pi birrë. Tash 100 vjet pa ujë jena. Një familje pa ujë është si pa bukë. Uji është jeta, kur s’ka ujë s’ka jetë”, është shprehur një banor.
Problemi pranohet edhe nga kryetari i fshatit.
“Unë si kryetar i fshatit Zejmen kena pas probleme, dhe sot ka probleme, uji atje është me orar. Ka pjesë dërrmuese zejmeni që nuk vjen fare. Prej qysh se ka ardh demokracia. Prej 30 vitesh”.
Bashkia e Lezhës thotë se problemi do të zgjidhet brenda 18 muajve të ardhshëm me investimin në ujësjellesin e ri.
“Ka filluar puna për ujësjellësin e ri djhe shumë shpejt do të arrihet zgjidhja për këtë”, ka thënë Ndreu.
Investimi në ujësejllësin e Zejmenit kap vlerën e 250 milion lekë./abcnews.al

