Në Librazhd dhe Përrenjas është i vetmi që ushtron zanatin e tornitorit. Faik Shkallën çdo ditë e gjen në punishten e tij mes hekurave duke u shërbyer klientëve.
Aty punon deri në mbërmje vonë. Në qytet e njohin si një person fjalëpak, por duarartë.
Faiku tregon se zanatin e nisi në moshë të re, fill pasi përfundoi shkollën në qytetin e Durrësit.
“Kam filluar në vitin 1971 tornitor. Jam shkolluar në Durrës, pastaj fillova punë. E vështirë është shumë. Kam bërë dy vjet shkollë.”
Nuk kanë të numëruar klientët të cilëve u ka shërbyer gjithë këto vite, jo vetëm nga zonat e Librazhdit, por nga e gjithë Shqipëria.
Ai që di të përdor tornon thotë Faiku, mund të realizojë punë nga më të ndryshmet madje ai vetë tregon se ka krijuar mekanizmat e nje armë gjahu gjatë kohës së komunizmit.
“Çdo gjë që vinte, e riparonim. Këtu në Librazhd kjo këtu ka qenë. Kam prodhuar, po mekanizmin”.
Zanati nuk është i lehtë, por me të ardhurat e fituara thotë se ka mbajtur shtëpinë, ka rritur e arsimuar fëmijët.
Kolegët e tij kanë hequr dorë nga punë në torno shume vite me pare por pavaresisht vështirësive e lodhjes Faiku thotë se nuk do e braktisë zanatin e jetës./abcnews.al

