Tornadoja godet veriun e Kalifornisë/ Katër persona të lënduar dhe dëme të shumta materiale

schedule17:45 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 17:45 - 15 Dhjetor, 2024

Veriu i Kalifornisë u godit nga një tornado pasditen e të shtunës. Sipas autoriteteve lokale, katër persona u lënduan, disa makina u përmbysën dhe disa linja të energjisë janë rrëzuar në Scotts Valley, i cili ndodhet rreth 89 km në jug të San Franciskos.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se tornadoja ishte klasifikuar si EF1, një nga klasifikimet më të dobëta dhe se ka zgjatur rreth pesë minuta.
Banorët e San Franciskos morën paralajmërim për tornado të shtunën në mëngjës, paralajmërimi i parë në histori i cili më pas u hoq dhe nuk pati të lënduar. Ndërkohë që stuhitë e shiut ishin të pranishme në të gjithë rajonin.

Paralajmërimi për tornado në San Francisco erdhi vetëm një javë pasi qyteti pa paralajmërimin e tij të parë për tsunami.
Ky paralajmërim i shkurtër u lëshua për Kaliforninë veriore dhe Oregonin jugor pas një tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi bregun verior të shtetit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!