Tornado “shkatërron” Oklahomën, raportohet për 2 të vdekur

schedule12:29 - 20 Prill, 2023

schedule 12:29 - 20 Prill, 2023

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që kanë goditur qytetin Cole në shtetin amerikan të Oklahomës. Bilanci i  viktimave pritet të rritet në orët në vijim ndërsa përpjekjet e të kërkimit-shpëtimit vijojnë ende për të bllokuarit.

Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë rajonin, ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike duke lënë në errësirë të paktën 20,000 njerzve. Shtëpi të tëra janë rrafshuar nga moti i keq ndërsa autoritetet atje u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin.

Përveç tornadove që goditën 3 shtete, moti i keq ka sjellë breshër dhe erëra të forta.

/abcnews.al