Tornado në Misisipi/ Raportohet për 26 viktima, mijëra pa energji elektrike

schedule22:25 - 25 Mars, 2023

schedule 22:25 - 25 Mars, 2023

Të paktën 26 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi tornadot shpërthyen në të gjithë Misisipin të premten vonë, qindra njerëz kanë mbetur pa strehë dhe mijëra banorë pa energji elektrike, thanë zyrtarët shtetërorë të shtunën.

Katër persona raportohen të zhdukur pas stuhive. Tornadot goditën Silver City, një qytet me 200 banorë në perëndim të Misisipit, si dhe Rolling Fork, me një popullsi prej 1,700 banorësh, i cili u godit më rëndë. Disa pjesë të shtetit mbeten nën paralajmërimin për tornado.

“Të paktën 26 Misisipianë u vranë nga tornadot e dhunshme të natës së kaluar,” shkroi Guvernatori i Mississippi, Tate Reeves në Twitter. “Ne e dimë se shumë të tjerë janë të plagosur. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende aktive.”

Reeves shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në zonat e prekura, i cili tha se “do të mbetet në fuqi deri në atë kohë që ky kërcënim për sigurinë publike të pushojë së ekzistuari”.

Presidenti Joe Biden i përshkroi imazhet nga Misisipi si “zemërthyese” dhe tha në një deklaratë se ai kishte folur me Reeves dhe kishte ofruar ngushëllimet e tij dhe mbështetjen e plotë federale për rimëkëmbjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!