Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë janë plagosur nga një tornado që goditi qytetin bregdetar Zirikzee në jugperëndim të Holandës.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të mos afrohen në zonën e prekur për të mos penguar punën e policisë dhe zjarrfikësve por edhe të mos rrezikohen nga degët dhe pllakat që mund të bien në rrugë.
Kryebashkiaku Yak van der Hook pritet të mbajë një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme. Gjatë këtij viti janë regjistruar shumë tornado në Holandë, por hera e fundit që një person u vra ishte në vitin 1992, sipas NOS.
/abcnews.al