Torino është në hall të madh, pasi nuk mund ta grumbullojë dot skuadrën për ndeshjen e nesërme kundër Lazios. “Demat” kanë disa futbollistë të infektuar dhe për këtë arsye sfida kundër Sassuolos u shty për më 17 mars.
ASL e Torinos e ka bërë të qartë që ekipi i Serie A e ka të pamundur të përballet me Lazion në Olimpico të Romës. Mërgim Vojvoda dhe shokët e tij të skuadrës janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.
Ata nuk udhëtojnë dot drejt Romës dhe kështu ndeshja është në rrezik. Liga duhet të marrë një vendim finale dhe mediat italiane raportojnë se shanset më të mëdha janë që ndeshjet të zhvillohet nesër dhe Torinos do i duhet të paraqitet me të rinjtë. / abcnews.al

