Torassa: Kam vuajtur nga dëmtimet, sot provuam gjithçka për të fituar

schedule19:12 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 19:12 - 18 Dhjetor, 2019

Fantazisti argjentinas i Tiranës, Agustin Torassa, foli për Supersport pas fitores 2-0 ndaj Flamurtarit. Lojtari i bardhebluve kryeqytetas foli për ndeshjen, golin që shënoi dhe për dëmtimet që ka pësuar gjatë kohës që ka qenë të Tirana.

NDESHJA – “Kjo ndeshje ishte e vështirë sepse vinim pas derbit, që u luajt me shumë tension. Do të provonim gjithçka dhe jemi të lumtur për 3 pikët. Për fat të mirë, i bëmë gjërat ashtu siç duhet. Shpresojmë ta mbyllim me fitore ndaj Laçit këtë fazë”.

GOLI – “Jam i lumtur për golin tim, edhe për Bathën që shënoi, edhe për fitoren që morëm. Gjithçka shkoi shumë mirë. Nuk jam mësuar të shënoj shpesh”.

DËMTIMET – “Isha i pafat, nuk luajta shumë pasi qëndrova larg fushave. Nuk kam pasur shumë hapësirë, pasi kemi lojtarë të mirë. Sot demonstrova që mund të bëj mirë me këtë skuadër”.

GOL ME PARTIZANIN&TIRANËN – “Nuk mund të përgjigjem. Jam profesionist. Që kur kam ardhur këtë kam vendosur të mbroj këto ngjyra. Erdha te Tirana, pasi dëshiroja të isha këtu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!