“Topi” në fushën e Sylvinho/ Mema: Do vendosë brenda kësaj jave. Taullahu: Më mirë të ikë, të rikthehet De Biasi

schedule23:16 - 28 Qershor, 2024

schedule 23:16 - 28 Qershor, 2024

Trajneri Ardi Mema thotë se trajneri Sylvinho do vendosë brenda kësaj jave nëse do të rinovojë ose jo me kombëtaren shqiptare.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Mema u shpreh se ka gjëra konfidenciale mes trajnerit dhe federatës që nuk mund të bëhen publike.

Ndërsa ish arbitri Artan Taullahu deklaroi se do ishte më mirë që Sylvinho të largohet. Sipas tij, duhet të rikthehet Gianni De Biasi.

Ardi Mema: Maksimumi unë them dy javë. Ekipet fillojnë fazën përgatitore. Nëse largohet te ndonjë klub, ai vendos brenda kësaj jave. Do ta marrim vesh shumë shpejt. Në fazë merkatoje, klubi kërkon lojtarët që do marrë, ekipi kombëtar pret, i ka futbollistët e gatshëm. Nuk ka asgjë transparente, kjo kurrë. Janë gjëra konfidenciale mes federatës dhe trajnerit. Ne kushedi kur e marrim vesh. Jo çdo gjë thuhet.

Artan Taullahu: Për mua do ishte shumë mirë Sylvinho të ikte, të vinte De Biasi. E njeh kombëtaren. Më mirë akoma./abcnews.al