Topi i golit “Dora e Zotit” në Kupën e Botës shitet për një shifër stratosferike

schedule10:03 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:03 - 17 Nëntor, 2022

Topi nga ndeshja çerekfinale e Kupës së Botës 1986 midis Argjentinës dhe Anglisë, në të cilën Diego Maradona shënoi golin e tij të famshëm “Dora e Zotit” është shitur në ankand për rreth 2,4 milionë dollarë.

Pronari i topit nuk ishte askush tjetër veç arbitrit kryesor që lejoi që goli të ishte i ligjshëm, tuniziani Ali Bin Nasser.

Topi historik i futbollit u shit në ankandet Graham Budd në Londër për një çmim tepër të lartë. Bin Nasser e shiti topin ikonik pasi kuptoi se ishte koha e duhur për ta ndarë topin me botën./h.ll/abcnews.al