Topi i Artë? Van Dijk: Nuk e di, për mua është nder të jem këtu

schedule19:57 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 19:57 - 2 Dhjetor, 2019

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, foli për mediet sapo mbërriti në ceremoninë e zhvilluar në Paris: “Është diçka e mirë që jam këtu, sigurisht.

Do të shohim çfarë do të ndodhë. Është një nder i madh për mua të jem krahas këtyre lojtarëve. Më jep një motivim të madh për të vazhduar të punoj edhe më shumë”.

Ndërsa kapiteni i Ajax, Dusan Tadic, pranoi se dëshiron të shikojë Virgil van Dijk duke marrë “Topin e Artë”: “Kemi kaluar kohë shumë të mira së bashku te Southampton dhe është padiskutim mbrojtësi më i mirë në botë. Do të dëshiroja shumë që ai të triumfonte”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!