“Topi i Artë ka vetëm një emër”, Mendes: CR7 nuk e ka merituar aq shumë sa këtë vit

schedule15:18 - 28 Nëntor, 2021

schedule 15:18 - 28 Nëntor, 2021

Agjenti i futbollit Jorge Mendes beson se Cristiano Ronaldo duhet të fitojë Topin e Artë të vitit 2021 dhe ka shpjeguar pse klienti i tij e meriton çmimin më shumë se kushdo tjetër.

Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë dhe ka hyrë në listën e ngushtë me 30 lojtarë për çmimin këtë vit.

Pavarësisht se përfundoi Serinë A dhe Euro 2020 si golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar, Ronaldo nuk duket të jetë një pretendent kryesor për çmimin këtë vit, por Mendes këmbëngul se 36-vjeçari “asnjëherë nuk e ka merituar atë aq shumë sa këtë vit”.

“Topi i Artë ka vetëm një emër, Cristiano Ronaldo”, tha ai për France Football.

“Ai kurrë nuk e ka merituar aq shumë sa këtë vit. Golashënuesi më i mirë në Serie A dhe në Euro 2020. Ai mban rekordin e golave në Champions League dhe është i vetmi që ka fituar gjithçka në tre vende të ndryshme.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!