Fabio Cannavaro ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet italiane dhe mes të tjerash ka folur edhe për fituesin e Topit të Artë, shkëlqimin e Gianluigi Donnarummas dhe Federico Chiesan, tjetër yll i madh i Italisë së Mancinit.
“Messi meriton Topin e Artë. Ai është numri 1 dhe ishte protagonist kryesor i një Copa America të shkëlqyer. Donnarumma është kampion i madh. Jam i befasuar që dikush para Euro 2020 mendonte se ai ishte portier mesatar. Nuk ka asgjë mesatare te Gigio, thjesht mendo qetësinë që ka, kur është vetëm 22 vjeç.
Do jetë më i miri për 10-15 vitet e ardhshëm. Chiesa? Ngjan shumë me babain e vet, Enrico, por Federico do bëhet më i madh. Ai nuk ka frikë të godasë drejt portës, edhe kur ekipi i vet po kalon momente të vështira”, tha Cannavaro. /abcnews.al