Ky vit ka qenë fantastik dhe i paharrueshëm për të gjithë tifozët e Flamengos. Klubi i zemrës fitoi titullin kampion në Brazil dhe ia doli të rikthene trofeun e Kupës Libertadores pas 38 vitesh në Rio De Janeiro.
Protagonisti absolut i këtij suksesi ishte Gabriel Barbosa. Sulmuesi 23-vjeçar shënoi 25 gola në kampionat dhe 9 në Libertadores, aty ku vendosi edhe finalen përballë River Plate me dy golat e shënuar në minutat e fundit.
Paraqitjet pozitive dhe shifrat fantastike kanë ndikuar që Gabigol të fitojë “Topin e Artë” të Amerikës Latine. El Pais ka organizuar çmimin prestigjioz, aty ku kanë votuar 372 gazetarë. Barbosa ka fituar 168 vota (45%), duke lënë pas Bruno Henrique dhe De Arrascaeta, dy shokët e skuadrës me të cilët festoi pafund gjatë këtij viti. /abcnews.al
O REI DA AMÉRICA: Com 45% dos votos, Gabigol é o novo Rei da América, eleito melhor jogador do continente em 2019.
Top 3:
1- Gabigol – 45%
2- Bruno Henrique -22%
3- Arrascaeta – 11% pic.twitter.com/jWMqwxjtCb— Mundo do Futebol ? (@ofutmundo) December 31, 2019