Lionel Messi, si sot 10 vite më parë fitoi trofeun e parë të “Topit të Artë” dhe nesër pritet që sulmuesi i Barcelonës ta fitojë për të gjashtën herë. Prej ditësh në media është publikuar një lajm i tillë dhe pritet konfirmimi.
Sigurisht do të ketë shumë komente më pas, madje ende pa u shpallur vendimi kanë nisur. E ëma Cristiano Ronaldos akuzoi pak kohë më parë se mafia është ajo që vendos dhe se djali i saj e meriton “Topin e Artë”.
Së fundmi është publikuar edhe një foto, ku shikohet edhe renditja sipas votave të dhëna. Messi renditet i pari, duke lënë pas tij Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah, kurse CR7 pozicionohet u katërti. Mbetet të shihet nëse sulmuesi i Juventusit do të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme, kur “France Football” do të japë çmimin e “Topit të Artë”. /abcnews.al
❗There is a 'leaked Ballon d'Or rankings' list leaked by an anonymous source earlier on Twitter today, in which Messi wins the award. pic.twitter.com/Uifzhxa5ov
— Barça Universal (@BarcaUniversal) November 30, 2019