Topi i Artë drejt një bavarezi, Van Persie përjashton dyshen Messi-CR7

schedule10:58 - 9 Korrik, 2020

schedule 10:58 - 9 Korrik, 2020

Dominimi i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos po përfundon. Flasim për “Topin e Artë”, çmim të cilin e kanë fituar 11 herë në vitet e fundit (gjashtë herë ‘pleshti’ dhe pesë herë CR7). Robin Van Persie është i bindur se sivjet do të kemi një fitues të ri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i njohur holandez zgjedh tre të preferuarit e tij, duke vendosur Robert Lewandowskin në krye si fituesin e ardhshëm. Polaku i Bayern Munchen po luan një nga sezonet më të mira të karrierës dhe ka shënuar 51 gola në total.

Më pas renditen Kevin De Bruyne i Manchester City dhe Sadio Mane i Liverpool, të cilët kompletojnë podin e tre më të mirëve të vitit 2020. Të dy kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe janë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrave të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!