Jurgen Klopp është ndalur te çështja e “Topit të Artë”. Ky çmim krijon gjithmonë polemika, teksa trajneri i Liverpool e shpjegon në këtë mënyrë mendimin e tij në një prononcim për Sky Sports.
Leo Messi, Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo do të rivalizojnë fort për fitimin e çmimit prestigjioz. Gjermani vlerëson shumë dy të parët dhe përpiqet të thjeshtësojë gjithçka në lidhje me më të mirin absolut dhe atij të sezonit të fundit.
“Nëse ‘Topi i Artë’ është për futbollistin më të mirë të kësaj gjenerate, atëherë ky trofe duhet t’i jepet gjithmonë Leo Messit. Ky është fakt dhe nuk ekziston asnjë dyshim. Por nëse çmimi i jepet futbollistit më të mirë të sezonit të kaluar, fituesi i ardhshëm duhet të jetë Virgil Van Dijk.
Nuk e di si do të zgjidhet kjo çështje, por ky është mendimi im në lidhje me çmimin. Messi mbetet futbollisti më i mirë absolut, por më i miri i sezonit të kaluar është padyshim Van Dijk. Të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon trajneri i Liverpool. /abcnews.al