“Topçinjtë” prezantojnë “yllin” italian, Calafiori zbarkon në “Emirates”

schedule19:16 - 29 Korrik, 2024

schedule 19:16 - 29 Korrik, 2024

Më në fund u zyrtarizua gjithçka.

“Shtatlarti” italian, Riçardo Calafiori është lojtari më i ri i “Topçinjve” të Arsenal, me 22-vjeçarin, i cili kërkohej me ngulm nga tekniku Mikel Arteta, në “Emirates”, për sezonin e ri, ku do të kërkohet për të tretën herë radhazi fitimi i titullit kampion të Premier League.

Pasditen e kësaj të hëne, “ylli” i Bologna ka firmos për 5 vite me klubin e tij më të ri, ku do të përfitojë plot 4.5 milionë euro në sezon.

Sa i përket kartonit të Calafiori, Arsenal derdhi në arkat e “Emiljanëve” plot 45 milionë euro, të ndara në formulën 40 milionë euro bazë e 5 të tjera në formën e bonuseve dhe nga shuma e plotë 50 përqind do të kalojnë në arkat e zviceranëve të Basel,  klub ku qendërmbrojtësi italian luante deri në verën e kaluar, kur edhe u transferua në Itali, për shifrën e 4 milionë eurove, mirëpo me një klauzolë tepër të veçantë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!