Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Topçinjtë” njohin veç fitore/ Arsenal, i vetmi me 6 suksese në 6 ndeshje në Champions deri tani

schedule12:53 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 12:53 - 11 Dhjetor, 2025

Në Angli ndoshta e kanë vënë veten në diskutim, por jo në Europë.

Yjet e Arsenalit mund të vazhdojnë të mburren se janë skuadra më e mirë edhe në Premier Ligë, edhe në Champions, ndërsa në kontinent u arrit fitorja e gjashtë radhazi.

Klub Bryzh nuk ishte aspak pengesë, edhe pse në Belgjikë u luajt një ndeshje e ashpër dhe në pamje të parë disi në ekuilibër.

Sidoqoftë, “topçinjtë” ishin fatalë me 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, si dhe e gjetën portën dy herë më shumë sesa vendasit.

Noni Madueke shënoi që në 25’, pastaj dyfishoi me të nisur pjesa e dytë, ndërsa vulën triumfit ia vuri Gabriel Martineli që në 56’.

Më qartë se kaq nuk mund të fitohet.

Me një formacion tepër kozmopolit, me spanjollë, anglezë, nordikë, një hungarez e brazilian, Arsenali duket se ka gjetur formulën e duhur.

Trajneri Mikel Arteta padyshim që është krenar që vetëm londinezët e tij kanë 6 fitore në 6 ndeshje në Champions, ndërsa herën e kaluar mundën Bajernin 3-1 në stadiumin “Emirejts”.

Natyrisht, kjo nuk të garanton asgjë për fitoren e trofeut, siç e mësoi Liverpuli sezonin e kaluar që u eliminua në raundin e dytë nga Paris SG, pasi dominoi fazën e grupit me 7 fitore e një humbje.

Gjithsesi, në jetë duhet t’i gëzohesh edhe momentit, dhe Arsenali I ka të gjitha arsyet për të qenë I lumtur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!