Ishte padyshim një fitore shembullore.
“Topçinjtë” e Arsenal kanë shkëlqyer pasditen e kësaj të shtune, në transfertën e “Villa Park”, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër 0 me 2, skuadrën e Aston Villa, në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Premier League.
Dy gola në pjesën e dytë fillimisht nga “fantazisti” belg, Leandro Trossard e më pas nga “shkatërruesi” ganez, Thomas Partey mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së Mikel Arteta, duke regjistruar kështu sukesin e dytë radhazi, pas fitores 2 me 0, në javën e parë përballë “Ujqërve” të Wolverhampton. /i.m /abcnews.al