Në më pak se 1 orë, në “Emirates Stadium”, Arsenal do të nisë sezonin e ri të Premier League, ku në ndeshjen e parë të këtij edicioni do të presë “diletantët” e Nottingham Forest, në një përballje ku padyshim pritet “shi” golash nga sulmi i “topçinjve”.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta ka vendosur t’i rreshtojë të djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është Aaron Ramsdale. Në krahet e mbrojtjes janë vendosur Partey e Jurrien Timber, me qendrën që mbulohet nga Saliba dhe Ben Ëhite. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshe, Odegaard-Kai Havertz-Rice, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Saka, Nketiah e Gabriel Martinelli.
Në krahun tjetër, tekniku i Nottingham, Steve Cooper ka përdorur për skuadrën e tij formacionin 3-4-3, ku në portë është pozicionuar Turner e para tij McKenna, Worrall e Boly. Në krahët e mesfushës janë Aina e Aurier, me qendrën që mbulohet gna Mangala e Yates, ndërkaq treshja e sulmit përbëhet nga Danila, Johnson e Gibbs-White. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: