Topa të “vjedhur” dhe pafund duele të fituara, ndeshja e Davies në shifra

schedule22:55 - 26 Maj, 2020

schedule 22:55 - 26 Maj, 2020

Ndoshta Joshua Kimmich mori vëmendjen më të madhe në klasiken gjermane mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Bayern, por një tjetër futbollist bëri një ndeshje të madhe.

Alphonso Davies, talenti kanadez i Bayern, bëri një paraqitje fantastike, duke qenë i pandalshëm dhe i pakalueshëm në krahun e majtë. Mëngjarashi bavarez vendosi statistika të shkëlqyera përballë verdhezinjve të Favre, pavarësisht se përballë kishte Hakimin, Thorgan Hazard dhe më pas Jadon Sanchon.

95 prekje të topit, 42 sprinte, 35.5 km/h shpejtësia maksimale, 19 duele të fituara, 7 topa të ri-fituar, 5 driblime të suksesshme, 2 ndërhyrje të sakta, 2 pastrime, 2 krosime të sakta dhe ndihmoi pjesën tjetër të prapavijës të mbajë rrjetën e paprekur. Absolutisht perfekt!/abcnews.al