TOP SECRET/ 20 forca speciale të SAS bllokohen në Afganistan, operacioni si në filma për shpëtimin e tyre

schedule11:13 - 23 Gusht, 2021

schedule 11:13 - 23 Gusht, 2021

Ndërkohë që talebanët merrnin nga dita në ditë provincat e Afganistanit, një grup prej 20 vetash nga Forcat Speciale (SAS) të ushtrisë britanike kishin ngecur pas linjave të armikut në zonën e Kandaharit në Afganistan duke bërë që eprorët e tyre të jepnin alarmin.

Ngjarja ndodhi fill pasi talebanët morën Kandaharin, ndërsa u njoftua sëfundmi nga ushtria britanike, raporton abcnews.al.

Situata ishte e rrezikshme pas këto trupa gjendeshin qindra kilometra larg grupit tjetër të ushtarëve britanikë në Kabul.

Për të shpëtuar 20 efektivët e forcave special SAS, nga një bazë ajrore në Dubai u ngrit gjatë gjatës një avion Hercules, të cilit tashmë i duhej të ulej në shkretëtirë dhe jo në një aeroport normal pasi ai kontrollohej nga talebanët. Avioni fiku menjëherë sinjalin e vendndodhjes sapo u afrua në hapësirën ajrore të Afganistanit duke u ulur disa dhjetra kilometra në jug-perëndim të Kandaharit për të marrë ushtarët e ngecur aty.

Siç duket edhe nga harta e nxjerrë prej FlightRadar, avioni i rishfaq në radarë pasi doli nga hapësira ajrore e Afganistanit duke nxjerrë shëndoshë e mirë 20 ushtarët prej andej. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!