“Top Model Week”rreth e qark Shqipërisë, Saranda destinacioni me surpriza

schedule22:17 - 30 Korrik, 2022

schedule 22:17 - 30 Korrik, 2022

Saranda ishte destiancioni i radhës i “Top Model Week”. Bukuroshet Gloria, Dajana dhe Tea eksploruan bukuritë më të veçanta të këtij qyteti, i njohur jo vetëm për detin.

Vajzat eksploruan pafundësi vendesh, historinë, natyrën dhe kuzhinën mesdhetare të qytetit bregdetar. Edhe gjatë kësaj aventure nuk kanë munguar të papriturat, të qeshurat, dhe argëtimi.

Gloria na prezantoi me një ndër pikat më të vizituara turistike të qarkut Sarandë, Syrin e Kaltër.

Saranda ofron shumë për turistët të cilët kanë dëshirë të njohin historinë dhe kulturën e këtij qyteti. Ndaj Dajana zgjodhi të prezantojë një pikë turistike për të cilën nuk flitet shumë, por që bart shumë informacion për historinë e jashtëzakonshme të Sarandës si një qytet kozmopolit. Bëhet fjalë për bazilikën.

Për të shijuar pamjen më të bukur të qytetit të Sarandës dhe detit Jon, duhet patjetër vizituar Kalaja e Lekursit. Këtë pamje në “Top Model Week” na e dhuroi Tea. /abcnews.al