“Top Model Week” 6 muaj rreth e qark Shqipërisë, Korça destinacioni i parë

schedule21:49 - 25 Qershor, 2022

schedule 21:49 - 25 Qershor, 2022

Startoi sot në Abc emisioni më i ri “Top Model Week”, i cili për 6 muaj do t’ju mbajë të gozhduar përpara ekranit.

Për 6 muaj rresht “Top Model Week” do shëtisë në qytete të ndryshme për të promovuar si vlerat e vendeve ku do shkojnë, ashtu edhe vlerat e gocave. Koncepti është “Bukuria shqiptare, në bukuritë shqiptare.”

Korça ishte destinacioni i parë.

Sonny K.Elson realizoi fotografitë e vajzave në vende të ndryshme në qytetin e Korçës.

“Në fillim duket sikur i ke kopsitur të gjitha gjërat kaq mirë sa që do shkojë gjithçka sipas planit. Por shpesh terreni sjell edhe vështirësitë e veta. Ndonjëherë të duhet koha e duhur, vonohesh diku, të vonon pak pjesa e mëngjesit, pastaj vonohesh pak te grimi. Vështirësitë mendoj që janë normale, por që në fund fare arritëm që t’i kthenim në favorin tonë, për të arritur aty ku i kishim vënë qëllim vetes”, u shpreh Sonny në përfundim të setit.

/Abcnews.al/