Është fakt që futbollistët marrin rroga stratosferike nga klubet e tyre, por duhen marrë parasysh edhe ato që hyjnë përmes sponsorizimeve.
Për më tepër, tregu i sponsorizimit të takave të futbollit është i ngjashëm me tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi markat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje me futbollistin dhe për ta përfshirë atë në radhët e tyre.
5 lojtarët që marrin më shumë para për sponsorizimin e takave të tyre çdo sezon:
Neymar Jr 26 milion euro
Anësori brazilian përfaqëson Pumën.
Erling Haaland 25 milionë euro
Sulmuesi norvegjez përfaqëson Nike.
Leo Messi 20.4 milionë euro
Ylli argjentinas përfaqëson Adidas.
Cristiano Ronaldo 17 milionë euro
Ylli portugez është rrëzuar nga froni si futbollisti më i paguar i Nike, por ai ka një kontratë të përjetshme me markën dhe mbetet një figurë publike pavarësisht se luan në Arabinë Saudite.
Kylian Mbappe 16 milionë euro
Sulmuesi francez përfaqëson Nike. /G.D abcnews.al/
Burimi: Today Times