Tony Blair: Lufta në Ukrainë tregon se dominimit të Perëndimit po i vjen fundi

schedule09:13 - 18 Korrik, 2022

schedule 09:13 - 18 Korrik, 2022

Lufta në Ukrainë po tregon  se dominimit perëndimor po i vjen fundi pasi Kina po fiton statusin e superfuqisë në partneritet me Rusinë në një nga kthesat më të rëndësishme në shekuj, tha ish-kryeministri britanik Tony Blair, sipas Reuters.

Bota, theksoi ai, ishte në një pikë kthese duke e krahasuar me fundin e Luftës së Dytë Botërore ose me rënien e Bashkimit Sovjetik: por këtë herë Perëndimi nuk po fiton.

“Ne po i afrohemi fundit të dominimit politik dhe ekonomik të Perëndimit,” tha Blair.

“Bota do të ketë të paktën dy pole dhe ndoshta shumë pole,” tha ai, duke theksuar: “Ndryshimi më i madh gjeopolitik i këtij shekulli do të vijë nga Kina, jo nga Rusia”.

Pushtimi rus i Ukrainës ka vrarw mijëra dhe ka shkaktuar krizën më serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, kur shumë njerëz kishin frikë se bota ishte në prag të luftës bërthamore.

Presidenti Vladimir Putin nga ana tjetër ka deklaruar se Perëndimi ka shpallur luftë ekonomike duke u përpjekur të izolojë ekonominë e Rusisë duke vendosur sanksione dhe Kremlini tha se Rusia do t’i drejtohet fuqive  të mëdha si Kina dhe India.

/abcnews.al