Dje, Toni Kroos, në një intervistë të tij, doli kundër një vendimi të mundshëm të klubit për të ulur pagat, duke thënë se këto para nuk shkojnë për njerëzit në nevojë dhe për spitalet, por mbeten vetëm në arkat e klubit.
LEXO EDHE: Kroos nuk përmbahet: Pse ta ul rrogën? Heq dorë nga paratë vetëm për spitalet
Pavarësisht “protestës” së mesfushorit gjerman, Real Madrid ka vendosur që të ulë pagat, jo vetëm të lojtarëve, për të gjithë stafit. Siç raportojnë media të ndryshme spanjolle, pagat janë ulut nga 10%, deri në 25%.
Vetë faqja zyrtare e Real Madrid nuk ka dalë ende me komunikatë zyrtare, por lajmi bëhet i sigurt nga media të shumta iberike. Situata e krijuar nga pandemia Koronavirus, ka ndikuar drejtpërdrejt në futboll./abcnews.al
BREAKING: Real Madrid announce that players and staff will take voluntary paycuts between 10% and 20% amid the coronavirus pandemic. pic.twitter.com/myzOVRxn9T
— B/R Football (@brfootball) April 8, 2020