Tonelata naftë e “Gega Oil” përfundon nga tankeri në kanal, ndotet Porto Romano. Qytetarët e mbledhin me bidona

schedule17:23 - 16 Prill, 2020

schedule 17:23 - 16 Prill, 2020

Me qindra ton naftë të importuara janë derdhur nga kompania “Gega Oil” në zonën e Porto Romanos. Incidenti ka ndodhur teksa nafta kalohej nga tankeri në depozitën e kompanisë në Porto Romano në Durrës.

Ngjarja nuk është raportuar nga institucionet përkatëse, ndërkohë që e gjithë zona përreth është ndotur.

Ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë në zonën e Porto Romanos. Krahas dëmit ekonomik që i shkaktoi kompanisë, nafta ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore.

Ndërkohë, ky incident është shfrytëzuar nga banorët e zonës të cilët kanë nxituar ta mbledhin naftën me bidona.

Në lidhje me këtë incident që ka shkaktuar ndotje të lartë në mjedis, jemi interesuar pranë Inspektoriatit të Mjedisit, i cili nuk dhënë një pasqyrë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur.

Derdhja e naftës në Porto Romano është përsëritur edhe më parë, ndërsa nuk ka pasur penalizime për kompanitë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!