Tonelata marijuanë, para dhe kallashnikovë, shkatërrohet banda siciliano-shqiptare në Ragusa

schedule12:22 - 4 Qershor, 2022

schedule 12:22 - 4 Qershor, 2022

Pesë persona janë vënë në pranga për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje pa leje në Itali. Bëhet e ditur se ajo që është goditur është një organizatë siciliano-shqiptare në Ragusa. Në pranga raportohet të jenë vënë Angelo Busacca, Antonino Riela, Vincenzo Spampinato dhe shqiptarët Nezar Seiti e Maridian Sulaj.

Sipas raportimeve organizata në fjalë bënte trafikimin e drogës nga Shqipëria për juglindje të ishullit. Gjatë operacionit, autoritetet gjetën dhe sekuestruan tre ton e gjysmë lëndë narkotike e llojit marijuanë, para cash, kallashnikovë.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe 24 korrierë që merreshin me shitjen e lëndës narkotike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!