Tonali: Jam milanist, frymëzohem nga Modric. Unë si Pirlo? Jo, ju lutem

schedule14:38 - 6 Prill, 2020

schedule 14:38 - 6 Prill, 2020

Sandro Tonali është një nga talentet më të mëdhenj të Italisë. 19-vjeçari është pjesë e Brescias dhe ka zhvilluar tre ndeshje me kombëtaren e Italisë. Interesimi për të është i madh, si nga klubet e mëdha të Serie A ashtu edhe ato evropiane.

Mesfushori, të cilin të gjithë e krahasojnë me Andrea Pirlon, ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sera, aty ku flet për skuadrën e zemrës, lojtarin që e frymëzon dhe Massimo Cellinon, presidentin e “Dallëndysheve”.

Krahasimi me Pirlon? Ka ndodhur për shkak të flokëve… Nuk bezdisem fare, por mendoj se është një krahasim i papërshtatshëm. Të kesh ngjashmëri është një aspekt, por në fushën e blertë ndryshojmë shumë. Pirlo kishte kualitet të jashtëzakonshëm. Nuk e di nëse do ia dal ta arrij atë”.

Unë bëj tifozllëk për Milanin dhe idhulli im ka qenë Gennaro Gattuso. Nga lojtarët e sotëm, ai që më frymëzon është Luka Modric. Nuk e mbaj mendjen te merkato, nuk ka rëndësi për momentin. Jam i sinqertë në këtë që po them. Më intereson të mbyll mirë sezonin. Brescia ka besuar shumë tek unë dhe e ndjej që kam akoma për t’i dhënë skuadrës.

Cellino nuk do të më shesë as për 300 milion euro? Presidenti më do fort, më ka si djalin e tij. Edhe unë e dua shumë atë, më jep gjithmonë këshillat e duhura. Bëhet fjalë për shumë para. Njëfarë efekti më japin këto shifra, por jam gjithmonë i qetë, është një nga cilësitë e mia”, përfundon Tonali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!