Plot 23 gola janë shënuar në ndeshjet e sotme të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Tomori nuk ka arritur të mposhtë në shtëpi Maliqin kryesues. Ndeshja ishte shumë e bukur dhe gjithçka përfundoi në një barazim spektakolar 3-3.
Ekipi beratas shënoi dy gola të shpejtë, teksa pjesa e parë përfundoi 3-1. Miqtë reaguan në të dytën dhe arritën të siguronin një pikë të rëndësishme kundër Tomorit, që luajti me një lojtar më pak në 15 minutat e fundit (Koroveshi u ndëshkua me të kuqe).
Festival golash në Skrapar dhe Delvinë, aty ku ekipet pritëse fituan përballë Këlcyrës dhe Memaliajt. Dy ndeshjet e tjera Tepelena-Përmeti dhe Naftëtari-Butrinti përfunduan në barazim.
Maliqi dhe Delvina kryesojnë Grupin B me nga 10 pikë pas javës së katërt. Më pas renditen Këlcyra dhe Albpetroli me nga një pikë më pak, ndërsa Memaliaj dhe Selenica nuk kanë arritur akoma të marrin pikët e para për këtë sezon. /abcnews.al
Tomori – Maliqi 3-3
(Dervishi 3′ Kopaci 16′, Daullxhiu 45′ / Tahirllari (pen) 30′, Mucillari 61′, Xaka 71′)
Skrapari – Këlcyra 3-2
(Guri 2′, 49′, Jaho 63′ / Bashhysa 4′, Pillati 55′)
Delvina – Memaliaj 4-2
(Myftari 27′, 44′, Bibo 60′, Musta 77′ / Kodhelaj 84′, Mirani 93′)
Tepelena – Përmeti 1-1
(Beca 70′ / Merko 72′)
Naftëtari – Butrinti 2-2
(Tafs 29′, Saraçi 72′ / Kasaj 12′, Mahmutaj 86′)
